Rama ‘anulon’ mbledhjen e qeverisë në Tiranë, ja ku do i mbledhë ministrat

0
189

Kreu i qeverisë Edi Rama nuk do ta mbledhë kabinetin e tij këtë të mërkurë në Kryeministri. Rama do ta spostojë mbledhjen me 11 ministrat në Dibër.

Gazetarja Marsela Karapanço duke iu referuar burimeve nga Kryeministria raportoi për BalkanWeb se të premten dhe të shtunën kryeministri Edi Rama do e mbledhë qeverinë në Dibër.

Ndërkohë që dje pati një mbledhje qeverie ku u morën disa vendime të rëndësishme, një prej tyre me ruajtjen nga garda të institucioneve dhe punonjësve të komisioneve të vettingut.

Nuk dihet nëse pas mbledhjes me qeverinë, Rama ka planifikuar takime të tjera me kryebashkiakun Muharrem Rama apo deputetë të zonës.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kreu i Bashkisë pati një përplasje në distancë me deputeten e zgjedhur nga PDIU Reme Lala e cila hodhi akuza të rënda në drejtim të tij nga foltorja e parlamentit. Ndoshta kjo vizitë e kryeministrit në Dibër, do të shërbejë edhe për qetësimin e gjakrave, nisur nga fakti se deputetja Lala ka shprehur mbështetjen për maxhorancën.

 

Komento