Rikthehen reshjet e shiut dhe borës? Çfarë parashikojnë sinoptikanët për javën e ardhshme

0
153

Rikthehen reshje e shiut dhe të dëborës në pjesën më të madhe të territorit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pritet që gjatë natës së sotme reshjet të përfshijnë të gjithë vendin, ndërsa duke nisur nga dita e nesërme intensiteti i reshjeve do të rritet. Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

RESHJET
Sot pasdite (e diel dt.18) pritet që reshjet të përfshijnë të gjithë vendin, ato do të jenë të dobëta.
Nesër (e hënë, dt.19) intesiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar në veri të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 12
në vendet e ulëta: 7 / 11
në vendet malore: 3 / 8 °C.
ERA
Sot (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

 

Komento