VIDEO/ Përkeqësohet situata në kaskadën e Drinit, Kryebashkiakja Ademi në konferencë për media

0
135

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës, deri në orën 18.00 të datës 6 mars 2018, lidhur me përmbytjet, si rezultat i shkarkimeve nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit, paraqitet në përkeqësim.

Përmbledhtas:
Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura mbi 900 ha tokë. Ka prezencë uji në rrugën e fshatit Obot, 30-50 cm.
Në njësinë administrative Dajç janë të përmbytura mbi 80 ha dhe vërehet tendenca e rritjes së tokave të përmbytura. Niveli i ujit ka pësuar rritje me 25-30 cm. Nuk ka furnizim me energji elektrike në të gjthë njësinë administrative Dajç.

Ndërkohë, sipas IGJEUM-it, rezulton se “lumenjtë do të kenë prurje të larta kryesisht në pjesën veriore të territorit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës kanë patur tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve. Sot (e martë, dt.06) dhe në vazhdim përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 rritja e prurjeve dhe e niveleve në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të jetë më e ndjeshme. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018”.
Nisur nga sa më sipër, gjykojmë se situata e krijuar në Njësitë Administrative Ana e Malit dhe Dajç të Bashkisë Shkodër, nuk mund të konsiderohet normale.

DEKLARATË PËR SHTYP

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës, deri në orën 18.00 të datës 6 mars 2018, lidhur me përmbytjet, si rezultat i shkarkimeve nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit, paraqitet në përkeqësim.Përmbledhtas:Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura mbi 900 ha tokë. Ka prezencë uji në rrugën e fshatit Obot, 30-50 cm.Në njësinë administrative Dajç janë të përmbytura mbi 80 ha dhe vërehet tendenca e rritjes së tokave të përmbytura. Niveli i ujit ka pësuar rritje me 25-30 cm. Nuk ka furnizim me energji elektrike në të gjthë njësinë administrative Dajç.Ndërkohë, sipas IGJEUM-it, rezulton se “lumenjtë do të kenë prurje të larta kryesisht në pjesën veriore të territorit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës kanë patur tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve. Sot (e martë, dt.06) dhe në vazhdim përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 rritja e prurjeve dhe e niveleve në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të jetë më e ndjeshme. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018”.Nisur nga sa më sipër, gjykojmë se situata e krijuar në Njësitë Administrative Ana e Malit dhe Dajç të Bashkisë Shkodër, nuk mund të konsiderohet normale. Nga ana tjetër, parashikimet flasim për përkeqësim edhe në ditët në vijim. Në këto kushte, në cilësinë e kryetares së Bashkisë Shkodër dhe të Antares së Komisionit Vendor të Emergjencave Civile të Qarkut të Shkodrës, kërkojmë nga ana juaj si kryetar i KECQ: 1. Të mblidhni urgjentisht Komisionin e Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër.2. Të analizoni situatën e rëndë të krijuar, kjo bazuar në informacione dhe fakte reale nga terreni dhe jo nga raportime fiktive si deri më tani, sidomos për nivelin e shkarkimeve nga hidrocentralet. 3. Të kërkoni shpalljen e emergjencës në zonat e përmbytura në territorin e Bashkisë së Shkodrës, bazuar në kompetencat që ju jep ligji, aktet nënligjore, udhezimet dhe rregulloret.4. Të merrni të gjitha përgjegjësitë ligjore për Ju si institucion, për përballimin e situatës së rëndë të krijuar për të moslejuar përshkallëzimin e saj në dëm të qytetarëve.Me anë të kësaj kërkese, si përfaqësues direkt të qytetarëve në territor, kërkojmë të parandalojmë më të keqen duke marrë masat e duhura ligjore dhe institucionale jo vetëm ju si kryetar i KECQ, por edhe ministritë apo qeveria qëndrore. Besojmë se edhe për ju, interesi i qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe e pronës së tyre, por edhe dëmshpërblimi i dëmeve të shkaktuara nga shkarkimet e HEC-eve, është udhërrëfyes në funksionin që keni në këtë situatë të vështirë.

Posted by Bashkia Shkodër on Tuesday, March 6, 2018

Komento