Denoncimi për mos kalim pagash të punonjësve, reagon Paolo Kaceri, kreu i BSPSh e Shëndetësisë

0
100

Pas denoncimit të bërë ditën e enjte në faqen tonë nganjë punonjës i Spitalit Rajonal Shkodër, për mos kalim pagash nga ana drejtorit Vilson Masmalaj. Ka ardhur reagimi i kreut të Sindikatës së Shëndetësisë Shkodër Z. Paolo Kaceri. Ai me anë të një komenti në lajmin në fjalë e konfirmon daljen me vonesë të pagave.

Reagimi i plote i Z. Kaceri:

Shpresoj shume qe ky denoncim te jete bere me qellim per t’i ardhur ne ndihme punonjesve dhe jo per te demtuar drejtuesin e Spitalit.Me ben shume pershtypje qe ky denoncues nuk ka spikatur ne momente edhe me te veshtira qe kane patur punonjesit e spitalit(shkurtimet nga puna) por flet tani vetem pse pagat u moren disa dite me vonese.Nuk e ve ne dyshim qe edhe nje dite me vonese e marrjes se pagave eshte e rendesishme duke ditur qe ka familje te cilat marrin gjerat elementare me liste.Persa i perket ceshtjes qe lidhej me nderrimin e bankave nga te cilat punonjesit terheqin pagat deri tani nuk ka patur asgje zyrtare.Ne si punonjes te shendetesise duhet te jemi te bashkuar “gjithmone” per te mbrojtur te drejtat tona kur ato na cenohen por jo duke ruajtur anonimatin…BSPSh e Shendetesise -Paolo Kaceri

DENONCIMI:

DENONCIMI/ Drejtori i Spitalit Shkodër lë pa rroga punonjësit

 

Komento