Veliaj dhe dy fëmijet e ish-gjykatëses Hafizi të vrarë nga bashkëshorti, mbjedhin pemë në kujtim të saj

0
182

Dy fëmijët e gjykatëses Fildez Hafizi kanë mbjellë sot një pemë në nderim të nënës së tyre e cila nuk jeton më.
Veliaj i ka marrë fëmijët e gjyqtares së ndjerë dhe kushërirat e tyre për të mbjellë një pemë manjola.

“Me dy të rinjtë e mrekullueshëm të familjes Hafizi dhe kushërirat e tyre të vogla, të cilët i dedikuan kujtimit të nënës së tyre një pemë manjola dhe që e nderojnë më pas çdo ditë me rezultate të shkëlqyera në mësime, e sjellje shembullore në Tiranë!”, shkruan Veliaj në Facebook.

Gjykatësja Fildez Hafizi e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Fadil Kasemi me 31 gusht të vitit 2017, ka lënë pas dy fëmijë të cilët pas vrasjes të së ëmës jetonin me dy gjyshërit me qira në një banesë të vjetër e në kushte të vështira ekonomike.

Në atë kohë, Bashkia e Tiranës përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, plotësoi dokumentacionin për heqjen e kujdestarisë së babait që është në burg dhe dhënien e kujdestarisë me vendim gjykate tezes së fëmijëve.

Nga dhënia e kujdestarisë përfitoi secili prej dy fëmijëve nga 9 000 lekë në muaj.
Gjithashtu, fëmijët u zhvendosën në një tjetër shtëpi me qira, e cila po paguhet tërësisht nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Komento