Erdogan: NATO kur do të jesh pranë nesh

0
156

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Kur në Siri po përjetohen këto ngjarje, përse NATO nuk vjen pranë nesh”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të AK partisë tha: “Kur në Siri po përjetohen këto ngjarje, NATO kur do të vish dhe të jesh pranë nesh? Ne këtu kemi një kufi prej 911 kilometrash, organizatat terroriste vazhdimisht na provokojnë, edhe regjimi sirian në të njëjtën mënyrë. NATO, kur do të dalësh në shesh, a do të them vazhdimisht unë këto”, tha Erdoğan.

“Fqinjët e gabuar neve na bënë pronarë të pronave. Edhe çfarë do të ndodhë. Çfarë do që thonin ‘nuk bën’ ne i realizuam të gjitha. Çfarë do që thonin ‘nuk mund ta bëni’, ne i realizuam. Sa do luftëra që thonin se ‘nuk mund të keni sukses’ ne hymë pothuajse me symbyllur. Atyre që na thanë ‘mos i tejkaloni kufijtë’, kemi arritur në këto ditë duke ua treguar kufijtë e tyre”, tha presidenti Erdoğan.

 

Komento