Lobimi rus, Topalli thumbon Bashën: Shpjego ku i gjete paratë, PD s’ka pasur…

0
91

Në një prononcim për Radio Shkodrën me gazetarin Senad Nikshiqi, ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli ka folur për akuzat ndaj kryedemokratit për lidhje me lobimet që ai ka bërë në SHBA. Topalli shprehet se Basha duhet të shpjegojë burimet se si pagoi një shumë të madhe parash para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas saj, Basha e ka detyrim ndaj demokratëve që të jetë transparentë në gjithçka që ka lidhje me PD dhe se kryesia e PD nuk ka marrë kurrë vendim për të paguar kompani lobimi në emër të saj jashtë vendit.

“Të deklarohet burimi i të ardhurave për paratë që kanë kaluar në firma lobimi offshore. Nuk ka sqaruar asgjë. Basha ka shtuar konfuzionet dhe paqartësitë për kanalet në të cilat kanë kaluar paratë. PD nuk mund të mbajë kosto tjetër dhe akuza kur flasin për para në offshore.

Një gjë është themelore, ai duhet të sqarojë, ai ia ka borxh PD-së të sarojë. Ai ka lëvizur para, në atë kohë që kam qenë në grup parlamentar. Por në kryesinë e PD nuk ka pasur vendim për këtë gjë.

Vendimet për lëvizjen e parave nuk janë marrë si vendime të forumeve të Partisë Demokratike. Janë vendime private të z.Basha. Ndryshe i paraqet shifrat në deklaratë dhe ndryshe thotë Lulzim Basha, për para që nuk ua dimë burimin, nuk ua dimë kanalet”- u shpreh Topalli.

 

Komento