Në burgjet izraelite mbahen rreth 340 studentë palestinezë

0
118

Të paktën 340 studentë palestinezë, aktualisht ndodhën nëpër bugjet izraelite, deklaroi të dielën në Ramallah, ministri palestinez i Arsimit, Sabri Saidam, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç tha Saidam, forcat izraelite të sigurisë janvën e kaluar kanë arrestuar edhe Omar al-Keswanin, që është kryetar i Këshilit Studentor në Universitetin në Birzeit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Për pak sa nuk ndodhi një masakër në kampusin, pasi forcat izraelite hapën zjarr gjatë bastisjes”, tha Saidam.

Pushtimin izraelit ai e përshkroi si “terrorizëm të organizuar shtetëror paprecedentë”, ndërkohë që i bëri thirrje Asociacionit Ndërkombëtar të Universiteteve (ANU) dhe UNESCO-s, të ndërmarrin përgjegjësi për ndaljen e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Izraelit.

“Pushtimi izraelit targeton sistemin arsimor palestinez”, tha Saidam.

Ministri palestinez tha se gjatë vitit të kaluar, forcat izraelite vranë nëntë nxënës dhe kanë plagosur 603 të tjerë, duke vënë në objektiv të bastisjeve të tyre 95 shkolla.

 

Komento