Basketbolli futet në programet e shkollave

0
150

Basketbolli është një nga disiplinat sportive që janë përfshirë në programet e shkollave. Projekti nisi nga shkolla “Qazim Turdiu” në Tiranë për të vijuar më vonë edhe në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Korçë.

Nxënësit do të mësojnë teknikat e basketbollit dhe më pas të ngrihen edhe ekipe. Një mënyrë për të afruar fëmijët me sportin, por edhe një mundësi për të pikasur talente.

Në shkollat shqiptare janë përfshirë në programe edhe disiplinat e futbollit, hendbollit, taekundosë dhe shahut.

 

Komento