Sukaj: Mbijetesa? Do na bashkohen ekipe tjera

0
160

Sulmuesi i Vllaznisë, Xhevahir Sukaj, është i mendimit se do të ketë skuadra të tjera që do t’i bashkohen Vllaznisë dhe Teutës në luftën për mbijetesë. “Për sa kohë që jemi 4 pikë larg Teutës, jemi më të qetë. Është shumë e hapur situata, ka ndeshje plot dhe ta shohim”, tha ai, i ftuar në “Rubrika Sportive”.

Për ndryshimin mes Ekuban dhe Soue

“Ekuban? Nuk është një lojtar i njëjtë me Soue. Në fakt, Ekuban nuk është një lojtar zone, por përballë portës nuk bënte asnjë për burrë”.

Për formën e ekipit dhe luftën për mbijetesë

“Po bëjmë ndeshje shumë të mira dhe po marrim pikët e duhura. Por, mendoj se nuk do të jemi vetëm ne dhe Teuta që do të luftojmë për mbijetesë. Në vazhdim do të na bashkohet edhe ndonjë ekip tjetër. Nuk di ta them se cila do të jetë, por mendoj se nëse marrim tri pikët në sfidën e radhës do të jemi një hap larg mbijetesës. Kështu ndodhi dhe me Luftëtarin, sepse mori 4 fitore radhazi dhe tani mendon për Europën”.

Për ndeshjet në drekë

“Me Flamurtarin Vllaznia bëri ndeshjen më të mirë të vitit, u bë ndeshje shumë e bukur, duke futur edhe orarin. Në darkë lojtari është më mirë të luajë në darkë, nuk janë në dorën tonë, në çdo orar jemi të detyruar të luajmë”.

Për ndryshimet te Partizani

“Mua m’u bë shumë qejfi që Partizani fitoi, duke parë dhe ndryshimet është kurioziteti që ta shohim si reagon pas ndryshimeve. Reagoi shumë mirë, Luftëtari është shumë ekip i vështirë, mungesa e Shkurtajt e bëri pak më të thjeshtë për Partizanin. Batha u jep kurajë lojtarëve, është një gjë e rëndësishme. Një mesfushor që bën dy gola dhe kishte mundësi të bënte të tretin, janë rastë të rralla. Reagimi ishte i mirë, edhe me Teutën kishte mundësi, e kemi parë atë ndeshje se ishim të interesuar. Tani shpresojmë që reagimin tjetër të bëjë pas kësaj jave. Unë mendoj se largimi i Starovës nuk është bërë një ndryshim i madh, me atë që kuptoj unë, se Dalipi ka kohë aty, shpresoj të jetë në të mirë për ekipin”.

Nëse do të festojë apo jo nëse shënon ndaj Partizanit

“Ajo është shenjë respekti, normalisht që jo. Nuk është gjë e madhe, e rëndësishme është të shënoj, nuk është te festimi. Kur isha të Partizani, kam thënë se jam tifoz i Vllaznisë. Kam respekt absolutisht nga Partizani”.

Për largimin nga Partizani

“Ideja ishte që doja të luaja më tepër, duke parë edhe Vllazninë, më kanë kërkuar shumë ish-lojtarë të Vllaznisë kthimin. Unë kontaktet me Vllazininë i kam filluar që në shtator, më thanë që po të ishte mundësia, jo se do të bëja namin, por të ndihmoja sa kisha mundësi. Te Partizani e dëgjoja që do të bëhej ndryshimi, u ulëm në një lloj ujdie, Partizani as nuk më hoqi, as më pengoi, më la të iku. Partizani ka pasur dashamirësi ndaj talenteve të Shkdorës, ndaj ishte që hapën dritën jeshile, nuk kam pasur probleme”.

Për akuzat e mbipeshës

“Ajo çështja e mbipeshës më mbeti nga Starova, që kur bëja gola çdo ndeshje, por nuk ka problem”.

Për situatën e Flamurtarit

“Para 3-4 javëve thoshim se është ekipi i vetëm që mund të konkurrojë Skënderbeun. Duke futur mungesa dëmtimesh, penalizimesh, ka ndikuar shumë te loja, edhe ndikimi i arbitrit, ndikon edhe ajo. Flamurtari i di më mirë se ku ka problemet e tij”.

/vipsport.al/

 

Komento