Vllaznia-Partizani, nuk luhet me drita në “Loro Boriçi”

0
101

Për tifozët shkodranë do të jetë pak më e vështrirë ta ndjekin nga afër ndeshjen e së mërkurës me Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Kjo ndeshje nuk do të luhet në orën 17:00, siç ishte në program, por është afruar në mesditë, në orën 14:00. Lajmi është konfirmuar dje në mbrëmje edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama. Drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë pak konfuzë në fakt për orarin, por tashmë gjithçka është e qartë.

Një lajm i keq në fakt për të gjithë ata që janë në punë, pasi ndoshta nuk do të kenë mundësi të jenë në shkallët e stadiumit të mërkurën. Është një ndeshje e fortë dhe e rëndësishme, që shkodranët nuk do të donin ta humbnin, aq më tepër duke parë momentin e mirë të skuadrës së zemrës.

Gjithsesi, pjesëmarrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të jetë më e madhe se zakonisht, duke qenë se bëhet fjalë për një kundërshtar me emër dhe të fortë.

 

Komento