“1 mld dollarë”, Qeveria miraton projektin e dytë. Lajm i mirë dhe për Veriun

0
225

Megjithë thirrjet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që të bëhet kujdes me koncesionet në kuadër të programit “1 miliard dollarë”, Qeveria ka miratur projektin e dytë në kuadër të këtij programi.

Bëhet fjalë për vendimin që i hap rrugën ndërtimit të aksit rrugor Kashar-Thumanë.

Kryeministri Edi Rama e njoftoi këtë edhe përmes rrjeteve sociale.

“Qeveria i hap rrugën projektit të dytë të Programit 1 Miliard për Rindërtim, aksi Kashar – Thumanë, segment me rëndësi të posaçme për infrastrukturën rrugore të Shqipërisë që duam. Ndërlidhje më e shpejtë dhe më e sigurtë e Veriut me Kryeqytetin”, shkruan ai.

 

Komento