Emrat/ Shpërndanin kanabis në gjimnaze, arrestohen 4 persona

0
130

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në gjimnazet e kryeqytetit dhe ka arrestuar katër persona.

Ata janë Kristjan Karaxhuku 21 vjeç, i cili ka qenë më parë i shpallur në kërkim për mosbindje ndaj policisë; Sulltan Rrapi 20 vjeç; Ervis Shehu 19 vjeç i dënuar më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt e mosbindje ndaj policisë, si dhe Petrit Ndoci 44 vjeç i dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe pengmarrje.

Policia thotë se katër të arrestuarit shisnin kanabis pranë gjimnazeve. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën 20 doza kanabisi të gatshme për t’u shitur, ndërsa në shtëpinë e Petrit Ndoci uniformat blu sekuestruan edhe 3 doza kanabisi, 1 patentë italiane false, 1 dokument tesera sanitaria dhe një kartë identiteti.

 

Komento