Fondi i Kompensimit, Byroja e Sigurimit publikon listën me 206 përfitues, vlera 230 mijë euro

0
139

Janë të paktën 206 përfitues nga Fondi i Kompensimit të cilët kanë praktika të miratuara por të papaguara që i takojnë periudhës 2002-3013 dhe kapin një vlerë 230 mijë euro por përfituesit nuk ka qenë e mundur të kontaktohen deri më tani. Publikimi i listës u bë nga ana e Byrosë së Sigurimit pas kërkesës së Autoritetit të Mbiktyrjes Financiare.

“Byroja i kërkon përfituesve të listës emërore që të paraqiten pranë zyrave të saj, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, për të përfunduar me procedurat e pagesave.

Autoriteti i fton qytetarët që janë pjesë e listës së përfituesve të paraqiten pranë Byrosë. Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me procesin, çdo qytetar mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbetet shumë i angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. AMF, ashtu siç ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet te mbrojtja e interesave të qytetarëve.

Për këtë arsye, Autoriteti e konsideron shlyerjen e detyrimeve të praprambetura që nga viti 2002, objekt i Fondit të Kompensimit ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë këtij viti” thuhet në njoftimin e AMF

Lista e plotë me emër mbiemër dhe detyrim të mbetur (kliko më poshtë për të parë listën e plotë)

ListaepërfituesvetëFondittëKompensimitmetëcilëtkaqënëipamundurkontaktimi

 

Komento