Gaza, atentat ndaj autokolonës së kryeministrit palestinez

0
73

Gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit palestinez Rami el-Hamdallah në Rripin e Gazës ka ndodhur një shpërthim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit palestinez Hamdallah në Gaza është dëgjuar fillimisht një shpërthim dhe më pas të shtëna armësh. Ndërkohë bëhet e ditur se në incident nuk ka të vrarë apo të plagosur.

Hamdallah i cili këtë mëngjes ka mbërritur në rripin e Gazës në një vizitë të shkurtër thuhet se ai shoqërohet nga kreu i shërbimeve inteligjente të Palestinës Maxhid Faraj.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Palestinës, WAFA njofton se Hamdallah gjatë vizitës së tij në Rripin e Gazës ka shpëtuar pa marrë ndonjë plagë.

Burimet e Ministrisë së Brendshme në Rripin e Gazës pretendojnë se shpërthimi ka ndodhur si rezultat i shpërthimit të gomës të njërit nga automjetet e autokolonës.

Ndërkohë që Administrata palestineze ka pretenduar se Hamas është përgjegjës për shpërthimin në fjalë.

 

Komento