Shkodër, qarkullohet me varka nga përmbytjet, banorët: Kemi frikë

0
179

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Bashkisë Shkodër, duke sjellë dëme të rënda për shumë familje.
Niveli i ujit në Dajç është rritur ndjeshëm për shkak të përmbytjeve, gjë që ka sjellë si pasojë izolimin e fshatrave. Fshatrat Shirq dhe Darragjat, komunikojnë me njëri tjetrin vetëm me mjete lundruese.

Në Njësinë Administrative të Dajçit, janë përmbytur në total 700 hektar tokë.

Banorët e fshatrave të përmbytur, i bëjnë apel shtetit, duke kërkuar që të merren masa për situatën e tyre të rënduar për shkak të rrethanave atmosferike dhe pranisë së hidocentalit. Ata kërkojnë që shteti t’u vijë në ndihmë dhe t’u përgjigjet për dëmet që u janë shkaktuar, pasi shumica e tyre jetojnë nga të ardhurat që dalin tokat e tyre, përfshi këtu edhe dëmtimet që u janë shkaktuar banesave.

Banorët shprehen se përmbytjen vijnë nga hidrocentralet dhe se jetojnë me frikë se si do të zgjohen në mëngjes, pasi niveli i ujit mund të arrijë ekstremet

 

Komento