Protesta e tregtarëve, reagon Kryeministri Rama: U nxitën nga politikanët pa Atdhe

0
253

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së biznesit të vogël në vend, ku në shenjë kundërshtie kundër skemës së TVSH ata ulën qepenat për 1 orë.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’ Rama e cilësoi protestën një tallje nga njerëzit e politikës, duke shigjetuar kështu opozitën.

“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”, pohon Rama.

Kujtojmë se biznese në Tiranë, Berat, Fier, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër bizneset mbyllën dyqanet pasi janë kundër pagesës së TVSH. Dhjetëra qytetarë pohuan sot se po falimentojnë për shkak të taksave.

 

Komento