Arrestohen dy përsona me rrezikshmëri të lartë, akuzohen për krime të rënda (EMRAT)

0
152

Policia e Tiranës ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim policor për krime të rënda ndaj jetës dhe personit.

Policia arrestoi Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sipas policisë Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H.

Gjithashtu u arrestua dhe Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Komento