Itali, dhunohet barbarisht dhe hidhet nga makina e reja shqiptare, vdes në spital/ EMRI

0
450

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Itali, ku është dhunuar dhe është hedhur nga makina në mes të rrugës një 20-vjeçare shqiptare, e cila ka ndërruar jetë në spital. Mediat fqinje raportojnë se ka mbetur viktimë e reja Angjela Meçani, e cila ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.

Dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë, teksa kanë parë momentin kur dikush e ka hedhur nga makina  që lëvizte me shpejtësi shqiptaren dhe është larguar, duke e lënë në rrugë në gjendje kritike. Ajo është dërguar në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë, e dhunuar në mënyrë barbare, ku ka ndërruar jetë e vetme në një krevat.

Sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme, si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm, pasi në trup kishte shenja goditje.

Mediat italiane shkruajnë se 20-vjeçarja Meçani dyshohet se ishte prostitutë në vendin fqinj, dhe pikërisht kjo është një pistë ku po heton policia. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur gjithë ngjarjen e rëndë dhe për të kapur autorët e krimit.

Komento