Përplasen dy autobusë në Kamzë, 6 persona të plagosur

0
313

Dy autobuse te linjes Tiranë-Kamze, jane perplasuar mengjesin e sotem ne Kamze. Si pasoje e perplasjes kane mbetur se paku 6 pasagjere te lenduar.

Sipas te dhenave te para jo zyrtare urbanët jane te se njejtes linje. Policia ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te perplasjes.

Informacioni paraprak

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

Komento