Vizita, Vuçiç në Kosovë: Jam i lumtur që jam këtu, Merkel i pengon idetë e mia për Kosovën

0
339

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka nisur sot vizitën dyditore në Kosovë. Fjalët e para të kreut të shtetit serb pasi ka hyrë në Zubin Potok kanë qenë ‘Jam i lumtur që jam këtu’. Pas hyrjes në Kosovë ai u ndal tek liqeni i Ujmanit. E ndërsa është shprehur se Liqeni i Ujmanit ka një rëndësi të veçantë për serbët, Vuçiç shtoi se ka ardhur për paqe dhe përmirësim të raporteve me shqiptarët.

Presidenti serb nuk kishte si të mos komentonte edhe deklaratat për rishikimin e kufijve. Ai tha se Merkel i pengon idetë e tij për Kosovën. ‘Nuk besoj se kemi mundësi t’i zbatojmë idetë për Kosovën. Keni dëgjuar çka ka thënë Merkel’ deklaroi ai. Para mbërritjes në Kosovë, Vuçiç është shprehur se serbët do të dëgjojnë fjalë që ndoshta nuk do t’u pëlqejnë. “Serbët do të dëgjojnë fjalë që ndoshta nuk do t’u pëlqejnë, por gjithsesi do ta dëgjojnë të vërtetën” deklaroi ai. Pas mbërritjes sot në mesditë në Kosovë, Vuçiç do ta kalojë natën në Zveçan, ndërsa të dielën në mëngjes do ta vizitojë Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës.

Ai gjithashtu do ta vizitojë fshatin Banje të Zveçanit, ndërsa në ora 11:15 do të kthehet në veri të Mitrovicë, ku në sheshin Car Llazari do t’u drejtohet serbëve me fjalimin e rëndësishëm. Në ora 13:00, të dielën, Vuçiç largohet nga Kosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili nuk ishte dje në Bruksel në takimin që ishte planifikuar me Thaçn u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve./shqiptarja.com/

 

Komento