Shkodra braktis librin. Pak qytetarë i mbeten besnikë bibliotekës së qytetit

0
278

Pak lexues i kanë mbetur sot ende besnikë bibliotekës dhe librit në Shkodër. Përveç nxënësve të shkollave, të tjerë zor se ndalen të flasin për librin apo mezi kujtojnë dhe titullin e fundit që kanë lexuar.

Që nga viti 2010 është krijuar katalogu digjital në bibliotekën “Marin Barleti”, me një fond që pasurohet çdo vit me libra të rinj.

Drejtori i bibliotekës, Gjovalin Çuni është optimist se pas një periudhe të errët për librin, diçka ka filluar të lëvizë.

25 mijë faqet “online” kanë si qëllim që të lehtësojnë kontaktin me librin me anë të pajisjeve elektronike, pa të cilat sot nuk bëjmë dot.

Komento