Basha: Ngjarja në ish-Bllok për pazare droge, jo për këngëtaren

0
239

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha të martën se përplasja me armë e katër ditëve më parë në ish-Bllok ka ndodhur për pazare droge, dhe jo për këngëtaren.

Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit për 4 ditë si përplasje për një këngëtare, është zbuluar se është përplasje për pazare droge, ku janë përfshirë trafikantë të njohur dhe të dokumentuar për lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Saimir Tahiri u nis për në Gjermani? Pasi i ktheu pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë (Ervin) Matën e përfshirë në lokal në goditjen me armë mes bandave rivale. Ku ka ndodhur kjo? Në zemër të Tiranës, në një lokal të preferuar nga ministri Arben Ahmetaj dhe politikanë të tjerë”, tha Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu.

1 person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën në përplasjen me armë të së enjtes në zonën e ish-Bllokut. Policia ka shpallur në kërkim 3 persona, një prej të cilëve i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata. Ndërsa në mesin e dy të plagosurve të arrestuar është edhe Ervis Martinaj.

Komento