Dita kundër varfërisë/Mesi: Punësim në vend të ndihmës ekonomike

0
251

“Punësim në vend të ndihmës ekonomike. Është objektivi i qartë i qeverisë për të ndihmuar të gjitha familjet në nevojë”. Deklarata vjen nga  Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi, gjatë tryezws sw punws të organizuar nga Kryetari i Kuvendit Ruçi,me fokus uljen e varfërisë.

“T’i japësh njerëzve në çdo pjesë të botës mbështetjen e duhur që ata të dalin nga varfëria është thelbi i zhvillimit të qëndrueshëm ndaj dhe përcaktohet në objektivin kryesor “No poverty”. Ky objektiv përqendrohet tek strategjitë e ndërlidhura, përfshirë promovimin e sistemeve të mbrojtjes sociale, punësimin e duhur dhe ndërtimin e tyre për të ndihmuar në daljen nga varfëria”, tha numri dy i qeverisë duke shtuar se axhenda 2030 dhe dinamikat e integrimit të Shqipërisë në BE kanë mbështetur në mënyrë reciproke rritjen e shpejtë ekonomike dhe përmirësime të rëndësishme në standardet e jetesës.

Mesi u ndal tek reforma e ndihmës ekonomike, realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore.

“Ky projekt mbështeti perpjekjet e qeverisë për të targetuar në mënyrë më efikase burimet për shtresën më të varfër dhe në nevojë, duke përfshirë në Programin e Ndihmës Ekonomike, të varfërit që ishin përjashtuar me parë dhe duke pastruar skemën përmes reduktimit të rasteve të mashtrimeve dhe gabimeve”, tha Mesi.

 

Komento