Turqia detyron Tsipras të anulojë dekretin ‘Kotzias’ për ujërat territoriale

0
89

Kryeministri dhe Ministër i Jashtëm, Aleksis Cipras, është distancuar sot nga deklaratat Nikos Kotzias për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale të Greqisë. Sipas Cipras, procesi do kryhet gradualisht, me dialog të përbashkët me gjithë partitë politike, duke ngritur Këshillin Kombëtar të Politikës së Jashtme. Ndërkohë, vendimet përfundimtare do të kalojnë me ligj në Parlament, jo me dekret presidencial sipas formulës Kotzias.

Sot Cipras është informuar dhe për ecurinë e negociatave me Shqipërinë, që së bashku me Ballkanin, Turqinë dhe Qipron kalon në kompetencat ekskluzive të atij vetë. Në lidhje me deklaratat Kotzias për zgjerimin e ujërave territoriale, Greqia ka hasur bllokadë të egër nga Turqia, që i është përgjigjur deklaratave Kotzias me “casus belli” – shkak lufte.

80 vite pas përcaktimit të ujerave territoriale në 6 milje dhe 23 vite pas paktit të OKB për të drejtën detare (qershor 1995) Greqia planifikon zgjerimin e ujërave territoriale në Egje që së bashku me ishujt i siguron 75% të zonës detare, që bie ndesh me interesat e palës turke. Në këtë debat përfshihet edhe Shqipëria, në vijën Joniane nga ishujt Othonos dhe Diapontike. Pala greke, gjithsesi, thekson se me Shqipërinë nuk ka çështje prioritare për politikën e jashtme, se marrëdhëniet janë tejet miqësore dhe se nuk ka asnjë problematike.

Komento