Helikopteri i presidentit të ekipit të madh anglez aksidentohet sapo del nga stadiumi

0
186

Helikopteri i pronarit klubit të qytetit Leicester, u rrëzua në një park makinash jashtë terrenit të klubit, pasi u largua nga stadiumi menjëherë pas një ndeshjeje të Premier League.

Vichai Srivaddhanaprabha ishte në helikopter kur zbriti në orën 20:30 të shtunën, tha një burim i afërt me familjen për BBC.

Një dëshmitar tha se lojtari i Leicester, Kasper Schmeichel u pa të vraponte jashtë stadiumit drejt skenës së aksidentit.

Nuk dihet se sa njerëz të tjerë ishin në bordin e helikopterit.

Një dëshmitar tha se helika e helikopterit nuk po funksiononte pak para aksidentit.

Në orët e hershme të së dielës, Andrew Brodie, zëdhënësi i zyrës së zjarrit dhe të shpëtimit të Leicestershire e përshkroi rrëzimin si “qartësisht serioz dhe tragjik”, duke shtuar: “Ju lutem mos spekuloni për shkakun ose kush mund të jetë i përfshirë. Mendoni për familjet, miqtë dhe tifozët e tyre”.

Leicester City u shpall kampione e Premier League në vitin 2016.

Komento