Dy të vdekur dhe 3 të plagosura në aksidentin rrugor në Rubik

0
136

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Rrëshen-Milot, në vendin e quajtur Fan në Rubik.

Nga të dhënat e para raportohet se dy përsona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjera kanë mbetur të plagosura.

Kanë humbur jetën Myftar Kovaçi dhe Jak Syla, ndërsa të lënduara janë 3 femra, dy prej të cilave po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ndërsa tjetra me autoambulancë.

Në aksident janë përfshirë një mjeti tip Volksëagen Sharon, me targë AA 943 NP, si dhe mjeti tip Benz, me targë AA 182 TY.

 

Komento