Meta për Tahirin: S’duhet të ishte bërë kurrë ministër, e mbyti me drogë Shqipërinë

0
127

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën”, tha Kreu i Shtetit.

Meta është shprehur se nuk do ta kishte bërë kurrë ministër të Brendshëm një person të tillë.

“Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time.

Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm”, tha Meta për Çim Pekën në Syri.net

 

Komento