Ndërron jetë “Super Mario” në moshën 84-vjeçare

0
79

Mario Segale, burri sipas të cilit mori emrin edhe heroi i lojës “Super Mario”, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Siç raporton “BBC”,  ai ishte një italo-amerikan dhe veprimtari e tij ishte e suksesshme  në fushën pronave në Uashington.  Rreth vitit 1980, Segale dhe me qira një depo për kompaninë japoneze “Nintendo”në Amerikës, që vendosi ta quajë yllin e lojës së saj njëjtë si ai.

Super

Segale bëri shaka njëherë në “Seatle Times” në vitin 1992 kur tha se  ishte ende duke i pritur çeqet e tij mbretërore. Super Mario fillimisht u quajt “Kërcyesi”, derisa kompania “Nintendo”, mori vendimin për t’i dhënë personazhit emrin e duhur. Ai e la pas gruan e tij Donna, katër fëmijë dhe nëntë nipër e mbesa. “Super Mario” është përmendur shpesh si ekskluziviteti më i suksesshëm i video-gameve të të gjitha kohërave.

Aventura e fundit e hidraulikut, Super Mario Odyssey, është aktualisht loja më e shitur në  “Nintendo Sëitch” dhe ka shitur më shumë se 12 milionë kopje.

 

Komento