Tritol makinës punonjësit të Tatimeve, Policia e Shkodrës jep njoftimin zyrtarë

0
261

NJOFTIMI ZYRTARE I POLICISE SHKODER:

Shkodër
Mbrëmjen e djeshme, në orën 19:40, në lagjen “Perash” , rruga “Daut Borici” , është vendosur një sasi lënde plasëse në pjesën e pasme të automjetit tip “Benz” të shtetasit N.Z., 35 vjeç, banues në lagjen “Perash”.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilët kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe ekspertët xhenier për të bërë veprimet standarde për raste të tilla, ku ka rezultuar një sasi prej 20 gr tritoli me një kapsollë me fitil.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Kanosjes” parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Komento