Rama: Nesër dorëzojmë për dekretim Sandër Lleshajn, pas 7 ditësh besoj se Meta do bindet

0
93

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër do t’i dërgojë sërish Presidentit Ilir Meta dekretin për emrin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

Letra që do t’i dërgohet Metës për dekretim do të jetë i shoqëruar me një relacion shterues për Sandër Lleshajn.

Edi Rama: Nesër do t’i dërgoj Presidentit Meta dekretin për Sandër Lleshin me një relacion shterues për të. Besoj që pas 7 ditësh Presidenti Meta do të bindet për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, sepse nëse nuk ka asnjë axhendë personale, nuk ka asnjë motiv që ta refuzojë dekretin. Letra e Presidentit nuk ka pasur asnjë referencë Kushtetuese, por vetëm ka deklaruar se nuk kam bindjen për Sandër Lleshin.

Rama paralajmëroi se refuzimin e Metës për Sandër Lleshajn do ta depozitojë të hënën në Gjykatë Kushtetuese dhe përgjigjia do të jepet kur të krijohet ky institucion në mënyrë që mos krijohet precedent.

Edi Rama: Refuzimin e dekretimit të Sandër Lleshit do ta depozitojmë të hënën në Kushtetuese. Kur të krijohet Kushtetuesja në pranverë do marrë vendimin e saj për të sqaruar Presidentët e ardhshëm.

Rama shtoi se deri të shtunën, kur bëri këtë ekstravagancë Kushtetuese, Meta ka qenë një President korrekt.

“Nuk e kemi votuar që të jetë një kukull e PS” tha ai.

Duke folur rreth takimit me Metën, Rama tha se nuk ka pasur asnjë diskutim tjetër veç çështjes së mosdekretimit të Lleshit.

“Në 90 minuta bisedë, Presidenti nuk ka hapur asnjë bisedë tjetër me mua” tha Rama.

Komento