“Oskari dhe tezja Rozë”, premierë në Teatrin e Shkodrës

0
121

Premiera e dramës “Oskari dhe tezja Rozë” u shfaq në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës mbrëmjen e së premtes.

Vepra tregon historinë e Oskarit, një djalë i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve, sepse vuan nga leuçemia.

As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij.

Por, ja ku shfaqet teze Roza, në dukje një grua e ashpër, me karakter shpërthyes, që i propozon një lojë Oskarit: të sillej sikur çdo ditë e jetës së tij vlente sa për 10 vite.

I veçantë ishte rikthimi në skenë i aktores Roza Anagnosti.

Ndërkohë, shfaqja u ndoq nga shumë pak spektatorë, duke bërë që gjysma e sallës të ishte e zbrazët.

 

Komento