Shqiptarët bëjnë mrekullinë! Elvis Naçi: Mblidhen paratë për Musain nga Shkodra

0
117

Historia e djalit 15 vjeçar Musa Baculi ka prekur mijëra shqiptarë që e panë të dergjur në shtratin e spitalit të Shkodrës në gjendje vegjetative. Emisioni i shqiptarëve u zhvendos në Hamburg të Gjermanisë.

Elvis Naçin dha një lajm shumë të mirë për Musain. Ai tha në studio se shqiptarët u bënë bashkë dhe i mblodhën shumë shpejt paratë e nevojshme. Brenda pak ditëve u shpreh Elvisi Musai dhe nëna e tij do të shkojnë në Xhenova të Italisë, pasi shuma e parave për rehabilitimin e tij të plotë është mbledhur falë zemrës së madhe të shqiptarëve. Një lajm i mrekullueshëm që vjen nga Hamburgu i Gjermanisë për Musain.

Historia e Musait pushtoi rrjetet sociale për javë të tëra dhe pati  impakt të jashtëzakonshëm dhe lumë komentesh me mesazhe mbështetëse online.

Më herët Sidrit Bejleri shkoi për t’i dhënë mbështetje Musait dhe nënës së tij që i rri ditë e natë tek koka e krevatit në spitalin e Shkodrës. Musai nuk është në gjendje të flasi apo të lëvizë. E ka të vështirë të reagojë, por kur Sidriti i foli duke i thënë se duhet të jetë i fortë se shqiptarët po e ndihmojnë bashkë me Elvis Naçin, në atë çast, Musai reagoi duke u përlotur. Por nuk foli dot.

Çfarë i ndodhi Musait në 19 gusht?

Mjekët reanimator tregojnë se Musai është shtruar në gjendje shumë të rëndë për jetën në fund të datën 19 gusht 2018, pasi kishte rrezikuar seriozisht jetën në lum. Djali kaloi një situatë të vështirë, nga ndihma që i është bërë në vendin e ngjarjes, i është dhënë ndihma e parë dhe e ka kaluar rrezikun nga mbytja.

Ai kaloi pneumoninë respirative pasi kishte pirë shumë ujë, më pas ai kaloi një patologji shumë të rëndë. Sot Musai ka dalë nga problemet me pneumoninë, apo nga problemet infektoze, tashmë ai është në një gjendje vegjetative. E parashikojmë që do jetë një situatë e gjatë.

Në këtë moment ai ka nevojë që ti behën terapi më të specializuara intensive, jashtë reanimacionit për rehabilitimin e tij. Ka nevojë për terapi fizik, logopedik, emocional. Kjo do ti shpëtonte jetën, ai nuk po del nga gjendja reanimatore. Fizioterapia i bëhet çdo ditë, por ai ka nevojë edhe për trajtim me ushqime, por ne kam mund të bëjmë. Ai ka tre muaj që trajtohet në reanimacion. Elvis Naçi i siguroi brenda ditës pasaportën për të lëvizur jashtë vendit për kurim, pasi e ëma e kishte të pamundur që t’ia siguronte djalit në gjendjen që është.

 

Komento