Boks, Vllaznia fiton kupën e 23-të të Shqipërisë

0
106

Mesditën e sotme në “Tirana Olimpik Park” është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në boks për të rritur ku kanë marrë pjesë boksierët më të mirë të vendit. Vllaznia dominon sërish në ring dhe fiton edhe këtë trofe që është i 23-ti në historinë e saj.

Një sukses i merituar falë katër vendeve të para të zëna nga sportistët e saj. Kështu, në peshën 56 kg fitues është shpallur Vuksan Guri, në peshën 75 kg ka dalë fitues i zakonshmi Arjon Kajoshi, në peshën 91 kg ka dalë fitues Albert Kapaj dhe në peshën +91 kg fitues i kupës është shpallur Brendon Smajlaj.

Në vende të dyta ndërkohë janë renditur dy sportistë të tjerë të ekipit shkodran dhe kësisoj me më shumë pikë se të gjithë ekipet e tjera, Vllaznia është shpallur edhe fitues i këtij trofeu.

Në 26 vite që zhvillohet ky aktivitet pas rilindjes së boksit, ekipi shkodran e fiton atë për herë të 23-të dhe ky padyshim që është treguesi më i mirë i dominimit të saj absolut.

Një sukses i merituar i sportistëve por edhe i trajnerëve me në krye Zef Gjonin që duket “i pangopur” në arritjen e të tjera sukseseve. /shkodrasport.com/

 

Komento