Liverpool fiton falë Shaqirit takimin me Manchester UTD

0
83

Liverpool mori sërish kreun e renditjes pas fitores 3 – 1 me Manchester United të shtunën në “Anfiled Road”, ku lojtari kyç i ndeshjes ishte Xherdan Shaqiri. Të zotët e shtëpisë shënuan të parët. Mane kaloi mbrojtjen kundërshtare duke kthyer në gol pasimin e saktë të Fabinho në mesin e pjesës së parë.

Barazimi nuk vonoi shumë, pasi Manchester United realizoi pas pak minutash. Lingard u tregua i vëmendshëm, duke shtyrë në portë topin që nuk u zotërua siç duhet nga Alisson me pjesën e parë që u mbyll në barazim.

Lojtarët e Liverpool arritën atë që kërkonin falë Xherdan Shaqirit. Mesfushori, i cili hyri në fushë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë realizoi dy herë në portën e De Gea. Liverpool është i vetmi ekip i pathyer pas 16 javësh në Premier League, ndërsa Manchester United nuk po arrin të jetë konkurrues dhe renditet i gjashti.

 

Komento