Milan i turpshëm edhe ndaj Frosinones, Gattuso në “fije të perit”

0
72

Milan po përjeton një periudhë të erret të sezonit dhe këtë e ka forcuar edhe më shumë barazimi 0 me 0 ndaj një ekipi modest si Frosinone.

Në duelin e fundit të 2018 në kampionat, kuqezinjte dëshmuan se kanë probleme të mëdha dhe padiskutim me këtë ekip do ta ketë shumë të vështirë të rënditen në zonën në champions.

Mungesat e shumta në formacion për shkaqe dëmtimesh nuk mund të jenë aspak justifikim për Gattuson dhe të besuarit e tij.

Në transferte kundër Frosinones skuadra rrezikoi të pësonte gol ne disa raste por Donnaruma ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij.

Në pjesën e parë madje vendasve iu anullua edhe një gol nga Sistemi “Var”.

Ndërkohe Milan rastet më të rrezikshme I krijoi vetëm në fund por Kessie, Higuain dhe Calhanoglu nuk realizuan dot.

Tani edhe e ardhmja e Gattusos si trajner I Milan është në fije të perit.

Prej 4 ndeshjesh kuqezinjte nuk shënojnë, një rekord negative që mungonte prej 34 vitesh, konkretisht qe nga 1984.

Komento