Forcat izraelite bastisin shkollën palestineze në Betlehem

0
38

 Forcat izraelite bastisën një shkollë palestineze në qytetin Betlehem të Bregut Perëndimor të pushtuar, njoftuan banorët lokalë.

Ushtarët izraelitë kanë gjuajtur me plumba gome, gaz lotsjellës dhe shok bomba gjatë bastisjes në shkollën e qytezës Tuku në lindje të Betlehemit, thanë banorët.

Disa nxënës palestinezë pësuan asfiksim të përkohshëm nga gazi lotsjellës dhe u trajtuan në vendin e ngjarjes.

Ende mbetet e paqartë pse forcat izraelite bastisën shkollën, por ushtria izraelite zakonisht akuzon nxënësit palestinezë për hedhje gurësh në drejtim të automjeteve të kolonëve që kalojnë pranë.

Ushtria izraelite dhe autoritetet palestineze ende nuk e kanë komentuar zhvillimin.

Sipas statistikave palestineze, më shumë se 650.000 kolonë hebrenj jetojnë aktualisht në 196 vendbanime ilegale të ndërtuara me miratimin e qeverisë izraelite dhe më shumë se 200 pika të kolonëve të ndërtuara pa miratim në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Komento