Shkodër, çifti i moshuar e i sëmurë jeton në shtëpinë e rrënuar

0
391

Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Kraja, aty ku jetojnë të vetëm çifti i bashkëshortëve 55 dhe 57 vjeçar.

Ditët e ftohta të dimrit po i sfidojnë në një banesë gjysëm të rrënuar që vetëm emrin ka të tillë, pranë një sobe me dru që ja kanë dhuruar.

Derën e hekurt të shtëpisë që ndodhet në lagjen “Draçin” të Shkodres na e hap kryefamiljarja invalide Servet Kraja, 55 vjeçare.

Na fton në dhomën ku jeton me bashkëshortin i cili nuk gjendej në shtëpi kur kamera e Ora News ndodhej aty, pasi kishte dalë për të siguruar medikamentet për bashkëshorten.

Në 4 muret e dhomës ku kalojnë ditët dhe netët ky çift, dallohet qartazi varfëria dhe kushtet e vështira të jetesës.

Serveti na tregon mes dhimbjes se ndihma ekonomike prej 3 mijë lekësh të reja është burimi i vetëm i të ardhurave, si dhe ndihmat e familjeve bamirëse që ka Shkodra.

Gruaja: Ne ndihmën ekonomike që na kanë lidh tash.

Pothuajse e gjithë banesa e vjetër është shembur, nuk ka korridore lidhëse, as kuzhinë, apo dhoma të tjera.

Ky lavaman në oborr është vendi ku 55 vjeçarja lanë enët si në ditë me diell dhe shi.

GruajaNë këtë dhomë hamë dhe pimë. 

Shpresa e vetme e këtij çifti që sot sfidon varfërinë dhe të ftohtin, janë shteti dhe solidariteti i njerëzve për tu siguruar një banesë të denjë

Komento