20 thënie dhe shprehje nga filozofë e romancierë të shquar!

0
116

“Ti më pyet: Ç’do të ndodhë pas nesh? Unë të përgjigjem: Do të ketë jetë. Po dashuri? – më pyet ti. Njerëzit do të duhen, por jo sa ne të dy”. – Victor Hygo

“Nëse do të dija diçka e cila do ti shërbente kombit tim, por do ta rrënonte një komb tjetër, kurrë nuk do t’ia propozoja mbretit tim, sepse fillimisht unë jam njeri, e pastaj jam Francez… njeri jam detyrimisht, ndërsa Francez jam aksidentalisht.” – Montesquieu

“Ne kurrë nuk mund t’i gjykojmë jetët e të tjerëve, sepse secili person e njeh vetëm dhimbjen e vet. Është tjetër gjë të mendosh se jeni në shtegun e duhur, dhe krejtë tjetër gjë të mendosh se shtegu i juaj është shtegu i vetëm.” – Paulo Coelho

“Të jesh e bukur do të thotë të jesh vetja. Ju s’keni nevojë të pranoheni nga të tjerët. Ju keni nevojë ta pranoni veten.”
“Vetëm i ndriçuari nuk ka frik nga hijet.” – Immanuel Kant

“Gratë e padashuruara nuk kanë biografi, ato kanë vetëm histori.” – F. Scott Fitzgerald

“Një shkallë e lartë e intelektit priret ta bëjë njeriun të pashoqërueshëm.” – Arthur Schopenhauer

“Parimi më i thellë në natyrën njerëzore është dëshira për të qenë i vlerësuar.” – William James

“Duhet vetëm një minutë për të të ngazëllyer dikush, një orë për të të pëlqyer dikush dhe një ditë për ta dashuruar dikë… por duhet një jetë për ta harruar dikë.” – Kahlil Gibran

“Çdo gjë para së cilës ne i mbyllim syt, çdo gjë prej së cilës ne ikim, çdo gjë që e mohojmë, e denigrojmë ose e përçmojmë, në fund shërben për të na mundur neve.” – Henry Miller

“Nëse ne nuk do të kishim të meta, nuk do të ndjenim aq shumë kënaqësi kur ato i vërejmë edhe tek të tjerët.” – François de La Rochefoucauld

“Unë vetëm mund të theksoj se e kaluara është e bukur sepse ne kurrë nuk e kuptojmë një emocion në atë kohë. Ai rritet më vonë dhe kështu ne kurrë nuk i kemi emocionet e plota për të tashmen, por vetëm për të kaluarën.” – Virginia Woolf

“Shumë njerëz nuk e duan vërtetë lirinë, sepse liria nënkupton përgjegjësi dhe shumë njerëz kanë frikë nga përgjegjësia.” – Sigmund Freud

“Ju nuk keni të drejtë të dashuroni ose të urreni diçka, nëse nuk e keni siguruar paraprakisht një njohje të plotë të natyrës së saj. Dashuritë e mëdha burojnë nga njohjet e mëdha të objektit që dashurohet. Nëse atë e njihni pak, ju do të jeni në gjendje të duani gjithashtu pak ose aspak.” Leonardo da Vinçi

“Nëse dëshiron të jesh kërkues i palëkundur i së vërtetës, është e nevojshme që të paktën njëherë gjatë jetës tënde të dyshosh, sa më shpejt që është e mundur, në gjithçka.” – René Descartes

“Nuk ekziston shteg për tek lumturia; lumturia është vet shtegu.” Buddha

“I gjithë dallimi mes konstruktimit dhe krijimit është saktësisht ky: të konstruktuarën mund ta duash vetëm pasi të konstruktohet, ndërsa atë që e krijon mund ta duash ende pa ekzistuar.” – Charles Dickens

“Në të vërtetë ne nuk i frikësohemi vdekjes. Ne frikësohemi se askush nuk do ta vë re mungesën tonë. Frikësohemi se do të zhdukemi pa lënë gjurmë.” – T.S. Eliot

“Në dashuri, një dhe një janë një.” – Jean Paul Sartre

“Nëse e dashuroni vërtetë natyrën, ju do të gjeni bukuri çdokund.” – Vincent Van Gogh/filozofia.al

Komento