Bora, Policia e Shkodrës njoftim për qytetarët

0
403

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër është e angazhuar maksimalilisht me të gjitha shërbimet e policisë për të perballuar situaten e veshtirë të krijuar nga rreshjet dëborës gjatë dy ditëve të fundit.

Me shërbimet e policisë rrugore, shërbimet e rendit të mbështetura nga grupe të F. N. Sh. Shkodër kryhen patrullime në të gjitha akset rrugore në qytet dhe në rruget rurale.

Po bashkepunohet intensivisht me Institucionin e Prefekturës Shkodër pushtetin vendor në çdo Njësi Administrative, dhe drejtorinë e mirembajtjes së rrugëve për të ofruar shërbimet me mjete borëpastruse me qëllim mbajtjen të hapur të akseve rrugore dhe nderhyrjen për çdo emergjencë e shqetësim të qytetarëve.

Policia Rrugore u ben thirrje qytetarëve të kufizojne sa më shume levizjet me mjete e ne rast lëvizje, këshillon drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë, të moderojnë shpejtësinë në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularit dhe alkoolit jashtë normave të lejuara gjatë drejtimit të automjetit.

Policia do jetë në gadishmeri në çdo kohë dhe për çdo rast që do na kërkohet ndihma nga qytetaret.

Telefononi në numrat e emergjencave 112. 129, 127, dërgoni mesazhe e imazhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, gjithashtu policia vë në dispozicion dhe numrin ‭fiks +355 22 248 375‬ të sallës operative duke ju siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional.

Komento