Shkodër/ Zjarr në një banesë, humb jetën e moshuara

0
359

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës pasi banesa ku jetonte një e moshuar është përfshirë nga flakët.

E moshuara Laje Bejtja që jetonte e vetme në këtë banesë ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit dhe djegies.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e zjarrfikëse si edhe efektivë të policisë.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Komento