Voltana Ademi në Provokacija: Shqipëria një anije që po fundoset

0
151

Një anije që po fundoset, e ka cilësuar situatën aktuale të vendit kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos.

“Ne që jetojmë në qytete të tjera ne e shohim më të zezë, kryeqyteti është më mirë , nëse e shohim në ssfondin e një problematike, është më problematike, është si një anije që po fundoset që po bie poshtë”.

Këtë përfundim e nxjerr nga boshatisja e qyteteve dhe largimi i njerëzve për të kërkuar shpëtim.

“Ajo që pati një lajm në Shkodër sot. Qytete që po boshatisen dhe kjo është e tmerrshme dhe kjo anija që po fundoset duekt sikur njerëzit po ikin që të shpëtojnë. Ngjan si një anije e madhe që po fundoset dhe po hidhemi për të shpëtuar. Është një mungesë shprese, por edhe një mundësi për ata që jetojnë këtu për ta ndryshuar. Është tmerrësisht, nuk është parë ndonjëherë”.

Problematika e vendit sipas saj lidhet me ekonominë dhe sigurinë.

“Ne kemi problematikë që lidhet me sigurinë dhe qëndrimin tonë të sigurtë në Shqipëri. Te biznesi, te ushtrimi i biznesit tënd, presioni politik, financiar mungesa e tregut të lirë, pamundëisa për të gjetur një punë, një zinxhir problematikash që fillojnë te ekonomia dhe siguria. Problematika e shqiptarëve përtej politikës është një çështje popullore në kushtet ku ndodhemi sot në Shqipëri”.

Dhe në këto kushte sipas Ademit, qytetarët duhet t’i bashkohen protestës për të rrëzuar qeverinë, pasi instrumenti i vetëm demokratik që është vota, është shkatërruar.

“Protesta e studentëve është pozitive, problematika është e maxhorancës dhe pushtetit dhe fakti që kemi protestë pas proteste që nuk janë politike. Kjo është protesta më e madhe që duhet të na bashkojë, është protestë popullore. Detyra e opozitës është të udheheqë protestën, ta bëjmë të domosdoshëm ndryshimin që vjen prej pjesëmarrjes së njerëzve. Çdo ditë ne kemi një ngjarje të rëndë. Demokracia votën njeh si të vetmin instrument për ndërtimin e një shoqërie demokratike problemi është që e kemi shkatërruar edhe këtë sistemin e vetëm që ne kemi. Sot nuk ka asnjë garanci”. /abcnews.al

Komento