Pensionet/ Qytet dhe fshat, dy kompensimet që jepen në 2019

0
113

Të gjithë pensionistët në fshat dhe në qytet vijojnë të përfitojnë kompensime përgjatë 2019-së. Si pensionistët e rinj, por edhe ata që kanë dalë më herët në pension, mund ti marrin kompensimet pranë zyrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

KOMPENSIMI 648 LEKË
Kush e përfiton: Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat. Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Masa e përfitimit: 648 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin.

Dokumentacioni që kërkohet: a) Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopje e nënshkruar e Kartës së identitetit; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit; d) Fotokopje e Librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara; e) Çertifikatë familjare;

KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË FSHATIT
Kompesimi i të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati, deri në 690 lekë në muaj. Kush e përfiton: Të gjitha pensionet e pleqërisë të plota dhe të pjesëshme. Të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesëshme. Të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesëshme të fshatit.

Masa e përfitimit: a) Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjestohet me pensionin bazë të miratuar; b) 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare; c) Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri; d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.


d.ba.

Komento