Zyrtare/ Armando Vajushi tek Teuta

0
104

Teuta realizon edhe goditjen e madhe në merkato, duke siguruar shërbimet e Armando Vajushit. Sulmuesi firmosi kontratën që e lidh me durrsakët deri në fund të sezonit.

Palët ishin prej kohësh në bisedime dhe kishin arritur akordin paraprak. E ndërsa mungonte vetëm formalizimi, Teuta e kishte regjistruar 27-vjeçarin edhe si blerje të re në afatin e transferimeve të janarit.

Vajushi bëhet ish-lojtari i dytë i Kombëtares që vjen të luajë në Kategorinë Superiore në këtë sezon, pas Valdet Ramës që firmosi me Kukësin.

Edhe Vajushi ishte pa skuadër, pas mbylljes së kontratës me Avelinon në Serinë B, ndërsa për të në Shqipëri ishin interesuar edhe Kukësi e Partizani.

Komento