Armando Vajushi prezantohet tek Teuta

0
46

Ashtu siç pritej, Teuta ka zyrtarizuar marrëveshjen  me sulmuesin Armando Vajushi. 

27 vjeçari i cili e mbylli sezonin e kaluar në Seria B italiane me Pro Vercelli, ka hedhur sot të zezën mbi të bardhë në kontratën e bregdetarëve. 

Një rikthim ky për Vajushin, i cili më parë ka qënë pjesë e Vllaznisë, ndërkohë që bëhet lojtari i dytë i përfaqësueses shqiptare, pas Valdet Ramës që zgjedh Kategorinë Superiore për të vijuar karrierën futbollistike. 

Komento