Nderron jetë punonjësi i Zjarrfikëses Shkodër, u aksidentua një javë më parë

0
740
FOTO ILUSTRUESE

Nuk ka mundur ti mbijetoje plagëve të marra nga aksidenti i një jave më parë Kujtim Krosi 48 vjeç punonjës i zjarrfikëses Shkodër, i cili ka ndërruar jetë në spital. Ai u kasidentua mbrëmjen e 30 janarit në aksin rrugor Parrucë –Xhabije.

Njoftimi i Policisë Shkodër naten e ngjarjes:
Informacion Paraprak
Më datë 30.01.2019, rreth orës 20:15 në aksin rrugor Parrucë –Xhabije, një mjet me drejtues shtetasin A.S. banues Dobraç, ka aksidentuar shtetasin K.K. , 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ndërsa po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento