Vllaznia përmbys Besën dhe fiton Kupën e Shqipërisë për 19-vjeçarët

0
66

Vllaznia është fituesja e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçar. Skuadra shkodrane ka mundur Besën, me rezultatin 2-1.
Ishte e para skuadra e Kavajës, që kaloi në avantazh në minutën e 8-të të takimit me anë të Shaljanit, por Vllaznia ka përmbysur gjithçka brenda pjesës së parë. Hoxha me penallti në minutën e 27-të ka shënuar, ndërsa Qardaku pesë minuta më vonë kthehu gjithçka në favor të skuadrës shkodrane.
Pjesa e dytë ka qenë shumë e ashpër, pasi janë dhënë shtatë kartona të verdhë dhe një i kuq për Shimën, që ka lënë Vllazninë me 10 lojtarë që nga minuta e 67-të.
Kështu Vllanzia është shpallur fituesja e Kupës së Shqipërisë.

Komento