Analisti bën deklaratën e papritur: Saimir Tahiri djalë i zgjuar, mund të rrëzojë disa qeveri rresht nëse…

0
232

Analisti Artur Zheji duke folur për deklaratat e Saimir Tahirit tek Krimet e Rënda deklaroi se ai është djali i zgjuar, por është në hall të madh.

“Saimir Tahiri është djalë shumë i zgjuar, por është na hall të madh. Por ama di ta fusi sondën shumë thellë dhe po e nxori ai atë mineralin nga ajo thellësi të njohjes që ka si ish-ministër i Brendshëm për disa vite të rëndësishme këtu bien disa qeveri resht. Ai ekspozon veten ndaj një risku shumë të madh.”- tha Zheji në Ora News.

Beti Njuma: Nuk keni parë gjë akoma tha Tahiri

Artur Zheji: Ka frikë ai se nuk mund ta ekspozojë veten drejt atij risku, sepse i vihet në rrezik drejtpërdrejt dhe kjo është e qartë. Ai e di këtë, por është ajo pika e shkrirjes. Ai luan me këtë gjë, sa e ka, kur SMS është një lloj karemi frikësues për ti thënë dëgjo: Deri këtu mos kaloni vijën e kuqe, unë jam Saimir Tahiri.

Komento