Gilman Lika: Një hajdut po prish Vllazninë

0
487

Nuk ka fund de bati në Shkodër. Gilman Lika i kundërpërgjigjet sërish Alban Hasanit dhe këtë herë nuk është kursyer aspak. Ai ka treguar edhe prapaskena të largimit të Armando Cungut dhe ardhjes së Ernest Gjokës në krye të pankinës.

Kapiteni i Vllaznisë akuzon hapur drejtorin e akademisë se është edhe hajdut, madje tregon një rast kur ai ia ka pohuar vetë. Gjatë deklaratës së dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, 32-vjeçari flet edhe për përfshirjen e Hasanit në politikë, ndërsa i kujton se ai është në atë post të klubit, pasi dy vite më parë qëndronte edhe në çadrën e ngritur nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

“Më vjen shumë keq dhe i kërkoj falje njerëzve të sportit që jam duke u marrë me një njeri kaq të ulët. Kur e kishim në skuadër te Vllaznia, kur ka luajtur dy apo tri ndeshje na vidhte bluzat. Pra ka qenë hajdut, ma ka pranuar edhe vetë kur më tha: ‘unë ju kam vjedhur bluzat’. Një njeri që ka harruar emrin e vet… E pyesin njerëzit në rrugë ‘si e ke emrin…?’- i thotë: ‘S’ka rëndësi, jam shok i njërit apo mik i tjetrit’”

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

Komento