Unioni i Gazetarëve në Razëm, njihet me ofertat dhe problemet

0
70

Turin e ditëve të miqësisë Unioni i Gazetarëve e përmbylli në Razmën turistike. Nuk mungoi festa dhe eksplorimi i natyrës si forma më e mirë për tu njohur me terrenin dhe njeri-tjetrin, ndërsa vitin që vjen kjo festë shkon përtej kufirit por sërish në troje shqipfolëse, siç është Shkupi.

Razma turistike ishte mikëpritësja dhe njëkohësisht stacioni përmbylles i “Ditëve të miqësisë” të gazetareve shqiptarë, që këtë vit zgjodhën trevën e veriut për ta njohur më nga afër ofertën e saj turistike, por edhe problematikat që shoqërojnë këto zona.

Qëndrimi dy ditor nisi me Shkodrën, për të vijuar në bashkinë e Malësisë së Madhe, Tuz dhe rikthim në Razëm.

Kryetari i Bashkise, Tonin Marinaj, pasi u ka uruar mirëseardhjen, theksoi se kete aktivitet te gazetarëve e sheh edhe si një mundësi për të promovuar më tej këtë krahinë historike e me vlera të shumta.

Tonin Marinaj: Jam i bindur që përmes këtij aktiviteti të përbashkët mes Unionit dhe Bashkisë, malësorët e Malësisë së Madhe do të kenë përfitime në ditët në vazhdim.

Në një panel ku fjalën e kishin gazetarët, ata vunë theksin tek rëndësia që ka njohja e territorit dhe promovimi sa i mirë, që i shërben rritjes së numrit të turistëve, por edhe vemendjes së institucioneve shtetërore.

Nuk mungoi festa dhe eksplorimi i natyrës si forma më e mirë për tu njohur me terrenin dhe njeri- tjetrin, ndërsa vitin që vjen kjo festë shkon përtej kufirit por sërish në troje shqipfolëse, siç është Shkupi.

Komento